Besart Berisha realizon het-trik në fitoren e thellë të Melbourne Victory

  • 18 March 2018 - 10:51
Besart Berisha realizon het-trik në fitoren e thellë të Melbourne Victory

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha, i ka shënuar tri gola në fitoren 5-2 të Melnourne Victory kundër Central Voast Mariners në Ligë A të Australisë të dielën në mëngjes sipas kohës sonë lokale.

Kosovari e nisi me këmbë të mbarë këtë ndeshje duke asistuar në golin e parë në ndeshje, që George e shënoi në minutën e 15-të, para se të shënonte vetë 10 minuta më vonë.

Më pak se 10 minuta brenda pjesës së dytë, Berisha realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të tretin për skuadrën e tij.

Berisha het-trikun e kompletoi në minutën e 74-të, duke e shfrytëzuar për mrekulli asistimin e Troisi.

Melbourne tani renditet e treta me 35 pikë, 17 më pak se lideri Sydney dhe një më shumë se vendi i katërt, Melbourne City.

Berisha është golashënuesi i tretë më i mirë në Ligë A të Australisë me 12 gola, 10 më pak se kryegolashënuesi Bobo. 

(Kosova Sot)