Pa Suarez dhe Busquets, Barça synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në La Liga

  • 18 March 2018 - 10:52
Pa Suarez dhe Busquets, Barça synon ta vazhdojë ecurinë pa humbje në La Liga

Barcelona rikthehet në aksion në La Liga sot si nikoqir i Athletic Bilbaos në “Camp Nou”.

Skuadra e Ernesto Valverdes e mposhti Chelsean 3-0 në Ligën e Kampionëve për ta siguruar një vend në çerekfinale të kësaj gare, ku do të përballet me Romën, siç u mësua në shortin e të premtes.

Në La Liga, Barça mbetet skuadër e pamposhtur me 72 pikë nga 28 ndeshje, 22 nga të cilat i ka fituar dhe vetëm në gjashtë tjera ka barazuar, duke e lënë Atletico Madridin 10 pikë mbrapa në vendin e dytë.

Te Barcelona do të mungojnë Luis Suarez për shkak të kartonëve dhe Sergio Busquets dhe Nelson Semedo si pasojë e lëndimeve.

Ky pritet të jetë formacioni i mundshëm i Barcelonës, për ndeshjen që do të nisë në ora 16:15. 

Image

 

(Kosova Sot)