Marcelino: Punë e kryer, Kondogbia lojtar i Valencias

  • 18 March 2018 - 10:53
Marcelino: Punë e kryer, Kondogbia lojtar i Valencias

Trajneri i Valencias, Marcelino, ka insistuar se transferimi permanent i Geoffrey Kondogbias nga Interi është punë e kryer.

Mesfushori francez është duke gëzuar një huazim tejet mbresëlënës në Mestalla këtë sezon, duke kontribuar me katër gola dhe katër asiste në 29 paraqitje për klubin spanjoll, i cili synon ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, transmeton Express.

Duke folur pas fitores 3-1 ndaj Alavesit dje në La Liga, Marcelino ka thënë se blerja permanente e 25-vjeçarit nga Interi është punë e kryer.

“Blerja e Kondobgias është punë e kryer”, ka thënë trajneri spanjoll.

(Kosova Sot)