Rekord i pabesueshëm negativ: Vetëm 27 shikues e ndjekin një ndeshje

  • 18 March 2018 - 10:54
Rekord i pabesueshëm negativ: Vetëm 27 shikues e ndjekin një ndeshje

Ndeshja e elitës së futbollit kroat mes Lokomotiv Zagreb dhe Inter Zapresic ka shënuar një rekord tejet negativ sa i përket numrin të shikuesve në një ndeshje.

Ndeshja mbaroi 2:3 në favor të mysafirëve,.Në fakt disfatën e skuadrës vendase e ndoqën vetëm 27 shikues, me çka u thye rekordi negativ i shënuar në vitin 2011-të, kur në stadiumin “Maksimir” u zhvillua ndeshja Lokomotiva – Zara.

Në atë ndeshje ishin të pranishëm vetëm 67 shikues. 

(Kosova Sot)