Kampioni me shumë mungesa, por rikthehet te fitorja

  • 18 March 2018 - 11:21
Kampioni me shumë mungesa, por rikthehet te fitorja

Golden State Warriors po kalon nëpër një krizë të lëndimeve të lojtarëve.

Pas humbjes befasuese nga Sacramento Kings një ditë më parë, kampioni është rikthyer te fitorja.

Golden State kishte përballë skuadrën Phoenix Suns dhe arriti ta mposhtë me 15 pikë epërsi 109 – 124 .

Në këtë takim mungesa të mëdha për kampionin në fuqi ishte Steph Curry, Kevin Durant, Klay Thompson, Casspi dhe Patrick McCaw.

Por ishte Cook që e udhëhoqi kampionin drejt fitores së 53 këtë edicion në NBA.

Cook shënoi 28 pikë pati katër asistime dhe katër kërcime nën kosh përballë Phoenix.

Me lojë të mirë u dallua edhe alo qendra Draymond Green që shënoi 25 pikë, pati 11 kërcime dhe bëri tetë asistime për bashkëlojtarët.

Ndihmë të madhe në këtë fitore dha edhe Nick Young me 20 pikë e shtatë kërcime. 

(Kosova Sot)