Nuhiu i siguron fitoren Sheffieldit me dy gola

  • 18 March 2018 - 12:09
Nuhiu i siguron fitoren Sheffieldit me dy gola

Atdhe Nuhiu ka vazhduar formën e mirë në kampionatin anglez me Sheffield Wednesday.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është bërë titullar i padiskutueshëm tek klubi bardh e kaltër.

Në ndeshjen ndaj Leeds United, Nuhiu ka qenë vendimtar për skuadrën e tij pasi i ka siguruar tri pikët falët dy golave të shënuar.

Fillimisht sulmuesi nga Kosova shënoi pas një intervenimi të dobët të portierit vendas në minutën e 71-të për 0-1.

Leeds United barazoi rezultatin katër minuta para fundit të ndeshjes me anë të Grot.

Por krejt në fund, Nuhiu fitoi një top ndaj mbrojtësve vendas dhe doli përballë portierit duke e mposhtur lehtësisht për 1-2.

Fitorja e ngritë Sheffieldin në pozitën e 17 në Championshipin anglez me 41 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë dy golat ndaj Leedsit kanë bërë që Nuhiu të shkoj në kuotën e katër golave në kampionat ku ka edhe tre asistime. 

(Kosova Sot)