Nisin bisedimet mes Interit dhe Romës për Strootmanin

  • 18 March 2018 - 12:10
Nisin bisedimet mes Interit dhe Romës për Strootmanin

Është raportuar se Inter ka hapur bisedimet me Romën rreth transferimit të Kevin Strootman.

Mesfushori holandez, i cili është pjesë e skuadrës kryeqytetase që nga viti 2013 kur u transferua nga PSV Eindhoven, thuhet se është një ndër prioritetet kryesore të mesfushës së Nerazzurrëve.

Sipas Tuttomercatoweb, negociatat tashmë janë duke u zhvilluar mes dy klubeve për një marrëveshje të mundshme.

Por, klubi zikaltër heziton të paguajnë klauzolën e lirimit të 28-vjeçarit që kap shumën prej 45 milionë eurove.

Mediumi italian shkruan më tutje se Inter është i vendosur të ulin çmimin e largimit të largimit dhe të arrin një marrëveshje paraprake para përfundimit të sezonit.

Gjithashtu thuhet se edhe Abel Hernandez i Hull Cityt shihet si një përforcim i mundshëm për skuadrën e Luciano Spallettit.

Mbetet të shihet nëse do të ketë përforcime të bujshme, të cilat besohet se do të ndodhin në rast se Interi siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve. 

(Kosova Sot)