Mario Balotelli tallet keq me PSG-në

  • 18 March 2018 - 13:57
Mario Balotelli tallet keq me PSG-në

Sulmuesi i Nice, Mario Balotelli, e ka quajtur PSG-në skuadër të të njëjtit nivel si Guingamp.

Përfaqësuesi italian nuk është përmbajtur duke e thumbuar liderin e Ligë 1 të Francës, me të cilin skuadra e tij Nice do të përballet sot.

“PSG është ekip i Ligë 1 dhe është në një nivel me Guingamp”, ka thënë SuperMario.

“Vetëm një herë e kam shikuar këtë sezon, në ndeshje kundër Real Madridit. Ata e merituan humbjen. Është turp t’i shohësh duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve kaq herët”, ka shtuar ai.

“Problemi është se paraja të blen lojtarë por jo edhe ekip”, theksoi ai.

(Kosova Sot)