Katër skuadrat e mëdha italiane pas Bernardit

  • 18 March 2018 - 14:12
Katër skuadrat e mëdha italiane pas Bernardit

Braziliani Bernard duket se është gati ta bëjë hapin e madh në karrierë.

Pasi ka shkëlqyer me fanellën e Shakhtar Donetsk në pesë stinorët e fundit ai do të largohet në fund të këtij edicioni.

Kontrata e brazilianit me klubin ukrainas skadon në qershor dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Gjiganti ukrainas ka këmbëngulur për t’ia vazhduar kontratën por që nuk kanë arritur ta bindin lojtarin.

Kësisoj e ardhmja e tij duket drejt kampionatit italian Serie A.

Sipas medieve italiane, Roma, Inter, Napoli dhe Milan janë duke përcjellë nga afër lojtarin.

25-vjeçari pritet të zgjedhë njërin nga këto katër skuadra, varësisht se cila i ofron kushte më të mira personale pasi ai do të transferohet si lojtar i lirë.

Në 29 ndeshje këtë edicion, sulmuesi anësor ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat. 

(Kosova Sot)