PSG e vazhdon serinë e fitoreve në Ligë 1, e mposht Nice

  • 18 March 2018 - 15:13
PSG e vazhdon serinë e fitoreve në Ligë 1, e mposht Nice

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Nice në udhëtim duke e regjistruar kështu fitoren e nëntë më radhë në Ligë 1 të Francës të dielën pasdite.

Nice e befasoi liderin e Ligë 1 duke i shënuar gol qysh në minutën e 17-të të ndeshjes në “Allianz Riveira”, raporton Express.

Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe vetëm katër minuta më vonë e barazuan rezultatin me anë të Angel Di Marias.

PSG e vazhdoi dominimin në këtë ndeshje gjatë gjithë kohës, por golin e fitores e gjeti vetëm në minutën e 82-të, kur Dani Alves realizoi pasi u shërbye nga Rabiot.

PSG tani ka plot 83 pikë në vendin e parë, 17 më shumë se ndjekësi i parë Monaco.

Në anën tjetër, Nice e Mario Balotellit mbetet në vendin e tetë me 42 pikë.

(Kosova Sot)