Drita fiton dhe rrëmben kreun në Superligë (Renditja)

  • 18 March 2018 - 16:30
Drita fiton dhe rrëmben kreun në Superligë (Renditja)

Superliga e Kosovës ka lider të ri, ajo është Drita, që në xhiron e 24 mori pikët e plota në një teren të vështirë, në udhëtim te Vëllaznimi.

Drita e ka shfrytëzuar gabimin e Prishtinës për të rrëmbyer pozitën e parë në Superligën e Kosovës pasi mori pikët e plota në Gjakovë kundër Drenicës, ku triumfoi 1-0.

Endrit Krasniqi shënoi golin e tri pikëve në minutën e 69’të.

Pas kësaj fitore, Drita ka shkuar në kuotën e 44 pikëve, një më shumë se Prishtina që dje humbi 1-0 nga Drenica.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Besa 1-0 Gjilani

Flamurtari 1-2 Liria

Vllaznia Pozheran 0-0 KF Feronikeli.

Image

 

(Kosova Sot)