Rahoveci mposhti Yllin, mori vendin e tretë

  • 18 March 2018 - 22:14
Rahoveci mposhti Yllin, mori vendin e tretë

Derbi i kësaj jave në Superligën e basketbollit të Kosovës ndërmjet Rahovecit dhe Yllit, i ka takuar “Vreshtarëve”.

Në një atmosferë të zjarrtë në “Shani Nushi” të Gjakovës, KB Rahoveci shënoi fitore bindëse ndaj Yllit me rezultat 97-73,

Pas kësaj fitore Rahoveci merr vendin e tretë me 36 pikë, një pikë më shumë se Ylli.

(Kosova Sot)