Messi, 500 gola me numrin 10-të

  • 18 March 2018 - 23:40
Messi, 500 gola me numrin 10-të

Messi ka kapur shifrën e 500 golave me numrin 10 në fanellë.

Barcelona e ka mposhtur 2-0 Bilbaon në “Camp Nou” në një ndeshje ku shënoi edhe Lionel Messi.

Ky ishte goli i 500 për Messin me numrin 10 në fanellë, ndërsa ka realizuar 8 me numrin 30 dhe 34 me numrin 19, thjesht magjik.

Ai mori numrin 10 në vitin 2008 pas largimit të Ronaldinho. Që nga atëherë, kanë kaluar nëntë sezone e gjysmë dhe Messi ia ka arritur të shënojë një mesatare së paku 50 gola në sezon.

Golin e parë me numrin 10 në fanellë e shënoi në shtator të vitit 2009. 

(Kosova Sot)