Buffon tregon pse e pranoi ftesën e Kombëtares, arsye edhe Davide Astori

  • 19 March 2018 - 13:23
Buffon tregon pse e pranoi ftesën e Kombëtares, arsye edhe Davide Astori

Davide Astori, që ndërroi jetë ditë më parë, është njëra prej arsyeve se pse Buffoni e pranoi ftesën e Italisë.

Në moshën 40-vjeçare dhe pasi praktikisht i tha lamtumirë ekipit Kombëtar të Italisë, pas humbjes kundër Suedisë, Gigi Buffon është ende në “Coverciano”, i ftuar nga Di Biagio për dy miqësoret e radhës, kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Portieri i Juventusit arriti në mbrëmje në “Coverciano”, në kampin e trajnimit të Italisë, ku ka treguar arsyet pse e pranoi ftesën e Kombëtares.

“Unë jam këtu, sepse jam një person koherent. Unë gjithmonë kam thënë se ndiej një ndjenjë të madhe të përgjegjësisë. Jam ende këtu, në mënyrë që të mbetem një element përbashkues për të gjithë”, su shpreh ai.

“Të rinjtë rriten, madje ata janë të rritur tashmë dhe nesër do të kenë vendin e tyre në dispozicion”.

Së fundi, Buffon, gjithashtu, pranon për të qenë në “Coverciano” edhe për një arsye tjetër: “Astori, kjo është një tjetër arsye, pse jam këtu. Kam menduar se ishte e drejtë për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje dhe që të jem i pranishëm në këtë kohë”

(Kosova Sot)