Mbretërit e Evropës

  • 19 March 2018 - 13:25
Mbretërit e Evropës

Ronaldo është mbreti i Evropës për sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat. Portugezi la prapa Messin, Salahun...

Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky, shkruan Gazeta Express.

Këtë edicion, fituesit e 10 Topave të Artë janë duke hasur më shumë në vështirësi që të shkëputën nga të tjerët, por ndeshje pas ndeshje po rikthehen të bëjnë atë që dinë më së miri, realizimin e golave...

Me 4 golat kundër Gironës, Cristiano Ronaldo ka shkuar në 37 finalizime në të gjitha garat, duke lënë prapa Muhamed Salahun, që gjithashtu në vikend shënoi 4 gola për Liverpoolin.

Lionel Messi e gjeti njëherë rrjetën kundër Athletic Bilbaos dhe ka shkuar në 35 finalizime të gjitha garat përcjell Gazeta Express.

Golashënuesit më të mirë në Evropë këtë sezon...

1. Cristiano Ronaldo - 37 gola, 35 ndeshje

2. Mohamed Salah – 36 gola, 40 ndeshje

3. Harry Kane – 35 gola, 39 ndeshje

4. Lionel Messi – 35 gola, 43 ndeshje

5 .Ciro Immobile – 36 ndeshje, 34 gola

6. Edinson Cavani - 33 gola, 38 ndeshje

7. Robert Lewandowski – 32 gola, 37 ndeshje

(Kosova Sot)