Panucci, synime të mëdha në Evropian – afrohen lojtarë të rinj

  • 19 March 2018 - 14:43
Panucci, synime të mëdha në Evropian – afrohen lojtarë të rinj

Jam i bindur se kam një kontigjent futbollistësh për eliminatoret e Evropiani”, kështu është shprehur Panucci në konferencën për media.
Cristian Panucci po bën gati ekipin e Kombëtares shqiptare. Ai tregoi sot punën që ka bërë për të krijuar grupin që do të marrë pjesë në Evropianin e vitit 2020.

“Mosha mesatare e skuadrës është 25 vjeç e 1 muaj. Grupi po formohet, por grumbullojmë lojtarë të rinj duhet t’i provojmë për eliminatoret e Euro 2020”, tha Panucci.

“Sadikun e njoh, por po luan shumë pak, megjithatë kemi një javë kohë për të parë rikuperimin e tij. Do të kemi Balaj dhe Cikalleshi, 3 alternativa në sulm që mua më pëlqen”, shtoi ai.

“Është normale që ndjek kampionatin shqiptar jam trajneri i Shqipërisë. Gavazaj dhe Abazaj janë lojtarë që më pëlqejnë për mënyrën sesi luajmë ne si skuadër dhe ishte e drejtë grumbullimi i tyre në skuadër”.

“Është një tregues se ai që shfaqet mirë në Superligë ka vend në kombëtare. Për sa i përket ndeshjes, më pëlqen të fitoj duke luajtur futboll si në ndeshjen me Turqinë. Kam marrë 4-5 lojtarë të rinj për t’i parë në stërvitje. Jam i bindur se kam një kontigjent futbollistësh për eliminatoret e Evropiani”, u shpreh Panucci.

(Kosova Sot)