Verratti: Të gjitha janë gënjeshtra për Barcelonën

  • 19 March 2018 - 15:35
Verratti: Të gjitha janë gënjeshtra për Barcelonën

Verratti është i lumtur në Francë dhe nuk e ka ndërmend të lëvizë as për Barcelonën.

U raportua në mediat franceze, italiane e spanjolle se Mino Raiola, agjenti i Marco Verrattit, ia ka ofruar shërbimet e lojtarit Barcelonës, por vet lojtari hodhi poshtë gjithçka.

“Kam lexuar se Raiola më ka ofruar te Barcelona. Kjo është gënjeshtër”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Kam folur me menaxherët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj, gjërat janë të qarta. Kam vendosur të qëndroj në PSG”.

(Kosova Sot)