PSG pa Neymarin si Barcelona pa Messin

  • 19 March 2018 - 16:28
PSG pa Neymarin si Barcelona pa Messin

?Verratti beson se PSG-ja është e varur shumë nga Neymari, pavarësisht se vetëm sa ka arritur në Francë. Për shkak të dëmtimit të brazilianit, sipas Verrattit, PSG u eliminua nga Championsi.

Marco Verratti ka vetëm fjalë të mira për Neymar Juniorin. Ai beson se Paris Saint Germaini u eliminua nga Real Madridi nga Liga e Kampionëve pasi mungoi 26 vjeçari brazilian, pa të cilin PSG-ja sipas Vearrattit “është si Barcelona pa Messin”.

“Real Madridi është kundërshtar shumë i vështirë, por ishim të bindur se do t’i eliminojmë”, tha Verratti. “PSG nuk është shumë larg tyre”.

“Gjëra të vogla e bënë diferencën. Luajtëm mirë në ndeshjen e parë, por ishim minus dy gola për takimin e dytë”.

“Gjithashtu ishim pa Neymarin, gjë që është se t’ia largosh Lionel Messin Barcelonës”, shtoi mes tjerash Verratti.

(Kosova Sot)