Fiton Kukësi, komplikohen gjërat për Vllazninë (Video)

  • 19 March 2018 - 16:48
Fiton Kukësi, komplikohen gjërat për Vllazninë (Video)

Kukesi është rikthyer tek fitorja në javën e 26-të të Kategorisë Superiore duke mundur në “Zeqir Ymeri” skuadreë e Vllaznisë.

Një fitore e pastër për kampionet e Shqipërise që fituan me shifrat 2-0 duke marre tre pike mjaft të rëndësishme.

Golin e parë për vendasit e shënoi qendër mbrojtësi, Ylli Shameti, në minutën e 34-te duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0

Goli i dytë erdhi në minutën e 63-të me anë të mesfushorit, Besar Musolli, që realizoi në ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Kukësit.

Me këtë fitore Kukësi mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit më 45 pikë të grumbulluara, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e tetë me 27 pikë duke renduar dhe më shumë pozitat e saj për të mbijetuar në Superiore.

Me poshtë golat e takimit Kukësi-Vllaznia.

Goli i shënuar nga Shameti

(Kosova Sot)