Kane më profitabil se Messi, Spurs mund të fitojnë 200 milionë euro nga shitja e tij

  • 19 March 2018 - 17:33
Kane më profitabil se Messi, Spurs mund të fitojnë 200 milionë euro nga shitja e tij

Tottenham mund të fitojë një shumë prej 175 milion funte (apo afër 200 milion euro) – një shumë kjo madje më e madhe se Barcelona do të merrte për Messi!

Sipas CIES, Tottenham do të fitonte rreth 175 milion funte nëse ata e shesin këtë verë Harry Kane.

Kjo për shkak se sulmuesi është një produkt i akademisë së tyre dhe çdo transferë i tij do të jetë një fitim i pastër i tij.

CIES e vlerëson Kane më 175 milion funte, që është më shumë se ylli i Barcelonës Lionel Messi.

Dele Alli, i cili u ble nga Spurs për 5 milion funte, po ashtu është një aset io mirë i këtij klubi për profit të madh.

Forma e Muhamed Salah do të thotë se nga ai ata mund të fitojnë rreth 100 milion funte nëse do të vendosnin ta shishnin në verë në treg.

(Kosova Sot)