Yjet e Manchesterit të dëshpëruar me Mourinhon

  • 19 March 2018 - 18:06
Yjet e Manchesterit të dëshpëruar me Mourinhon

Yjet e Manchester United kanë mbetur të shokuar pasi që Jose Mourinho po vazhdon të “anashkalojë” dhe mos ta trajtojë si duhet mbrojtësin e majtë anglez Luke Shaw

Futbollistët e “djajve të kuq” besojnë se Jose është duke e trajtuar në mënyrë tërësisht jo fer Luke Shaë. Madje Mourinho e ka kritikuar atë edhe publikisht disa herë gjatë këtij sezoni.

Të njëjtën gjë e bëri edhe këtë të shtunë.

Por, sjellja e Mourinhos drejt mbrojtësit është përshkruar si e “padrejtë” dhe “fyese” nga futbollistët.

M’u kjo arsye ka bërë që Shaë të mendojë seriozisht kalimin në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës. 

(Kosova Sot)