Neymar i lënduar, por gjen kohë të argëtohet në klube në Brazil

  • 20 March 2018 - 17:01
Neymar i lënduar, por gjen kohë të argëtohet në klube në Brazil

Neymar po qëndron në Brazil për t’u rikuperuar nga lëndimi por gjatë ditës së sotme ai ka gjetur kohë për t’u argëtuar nëpër klube të natës

Madje ai ka vallëzuar pavarësisht se kishte patericat me vite.

Neymar ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i këmbës dhe besohet se ai do të rikthehet në fushë për Botërorin në Rusi.

Mirëpo, ai është kapur nga paparazët mbrëmë derisa është dalë në një mbrëmje ku thuhet se ka festuar ditëlindjen e motrës se të dashurës së tij.

Fotot tregojnë sulmuesin e PSG në një klub nate në Sao Paulo me patericë. Madje për këtë është lansuar edhe një video ku shihet që Neymar vallëzon pavarësisht lëndimit në këmbë.

Image
Image

 

(Kosova Sot)