Goal: Këta lojtarë duhet të largohen nga Real Madridi

  • 20 March 2018 - 17:04
Goal: Këta lojtarë duhet të largohen nga Real Madridi

Portali i futbollit goal.com ka bërë një analizë për lojtarët e Real Madridit se cilët duhet të largohen e cilët jo

Sipas këtij portali, Benzema ende duhet të qëndrojë në Real Madrid por ai që duhet të largohet është Bale. Ky skenar edhe pritet që të ndodh gjatë afatit kalimtar të verës.

Me një skuadër shumë të madhe duket se Reali do të këtë shumë punë gjatë korrikut e gushtit pasi që duhet të mendojë mirë për lojtarët që duhet ti mbaj dhe ata që duhet ti lirojë gjatë verës.

Mbretërve ju nevojitet një rifreskim. Los Blancos e fituan vitin e kaluar edhe La Ligën edhe Ligën e Kampionëve por këtë sezon pritet që kjo mos të ndodhë, pavarësisht se ende janë favorit për të fituar këtë ligë.

Sipas këtij portali lojtarët që duhet të largohen gjithsesi janë: Kiko Casilla, Dani Ceballos, Achraf Hakimi, Marcos Llorente, Borja Mayoral dhe Jesus Vallejo.

Lojtarët që mund të largohen sipas goal në varësi të aktivizimit të Realit në treg janë; Gareth Bale, Karim Benzema dhe Isco.

Ndërkaq lojtarët që nuk duhet të largohen nga Reali sipas goal.com janë: Marco Asensio, Dani Carvajal, Casemiro, Theo Hernandez, Mateo Kovacic, Toni Kroos, Marcelo, Luka Modric, Nacho, Keylor Navas, Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo, Raphael Varane dhe Lucas Vazquez. 

(Kosova Sot)