Cutrone rinovon kontratën me Milanin?

  • 20 March 2018 - 17:10
Cutrone rinovon kontratën me Milanin?

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone, do të nënshkruajë kontratë të re deri në vitin 2023.

Sulmuesi 20 vjeçar ka shkëlqyer këtë sezon me Rossonerët, ku ka fituar edhe një thirrje nga Kombëtarja e Italisë.

Natyrisht që ‘Djajtë’ nuk duan ta humbin dhe për këtë i kanë ofruar një kontratë të re.

Sipas Sky marrëveshja është arritur mes palëve.

Cutrone do të nënshkruajë deri në vitin 2023, me një pagë bazë prej 1.1 milion euro.

Aty do të përfshihen edhe bonuset për paraqitjet dhe golat e tij.

Nuk do të ketë asnjë klauzolë për lirimin e tij dhe klubet mund të ofrojë shuma që mendojnë.

(Kosova Sot)