Nga golat e Salah po përfitojnë egjiptianët

  • 20 March 2018 - 21:18
Nga golat e Salah po përfitojnë egjiptianët

Përveçse po ‘pushton’ Premier Leaguen, me golat dhe asistet e tij të pafundme, Muhamed Salah ka ‘pushtuar’ tashmë vendin e tij të lindjes, Egjiptin.

Sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares egjiptiane është kthyer në njeriun e momentit dhe një idhull i padiskutueshëm në vendlindjen e tij.

Së fundi Salah është bërë edhe imazhi i Vodafone Egjipt, me kompaninë e telefonisë që ka promovuar një superofertë. Për çdo gol të shënuar nga Salah, të gjithë abonentët e Vodafone Egjipt përfitojnë 11 minuta komunikim falas, aq sa numri në fanellën e sulmuesit.

Gjithsesi, duke parë ritmin me të cilin po shënon Salah, vështirë se kjo ofertë do të vijojë gjatë, pasi vetëm javën e fundit abonentët përfituan plot 44 minuta.

(Kosova Sot)