Lufta me kancerin, ish-trajneri i Sevillës merr lajmin jetësor

  • 20 March 2018 - 23:34
Lufta me kancerin, ish-trajneri i Sevillës merr lajmin jetësor

Pasi fitoi luftën ndaj kancerit, ish- trajneri i Sevillas, Eduardo Berizzo është gati të kthehet si trajner.

Ai u diagnostikua me kancer në muajin dhjetor, por u operua me sukses dhe e kaloi sfidën jetësore.

“U përballa me sëmundjen me një forcë të madhe në vete dhe mbështetje. Tani dua të kthehem në punë. Sevilla bëri zgjidhjet e saj dhe unë nuk dua të flas për për këtë temp, sepse nëse mendon për të kaluarën atëherë flet gjithmonë për justifikime”, deklaroi Berizzo.

“Personalisht kam marrë gjithmonë energji duke menduar për të ardhmen. Tani që jam shëruar dhe jam si gjithë të tjerët jam gati të rikthehem në stol. Mundësisht në La Liga”, shtoi ai.

(Kosova Sot)