Diego Simeone dhe Paulo Dybala darkojnë bashkë në Madrid

  • 21 March 2018 - 09:57
Diego Simeone dhe Paulo Dybala darkojnë bashkë në Madrid

Paulo Dybala e ka shfrytëzuar kohën e lirë për t’u takuar me Diego Simeonen në Madrid.

Ai i është bashkuar trajnerit të Atletico Madridit për të darkuar në kryeqytetin spanjoll të hënën mbrëma.

Sulmuesi i Juventusit nuk është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës për ndeshjet miqësore të marsit, prandaj edhe e ka kaluar një pjesë së kohës së lirë në qytetin spanjoll.

Sipas Radio MARCA, Simeone po priste i vetëm në një tavolinë në restorantin Restaurante Kabuki para se ta takonte sulmuesin argjentinas për të darkuar dhe diskutuar. 

 

(Kosova Sot)