Real Madridi ofron 60 milionë euro për yllin e Romës

  • 21 March 2018 - 10:00
Real Madridi ofron 60 milionë euro për yllin e Romës

Real Madridi është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 60 milionë euro për portierin e Romës, Alisson, raporton Corriere dello Sport.

25-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë pas performancave fantastike për Romën në Serie A këtë sezon, me Liverpoolin qe thuhet se është tejet i interesuar për të.

Por, kampioni aktual i Evropës, Real Madridi, shpreson se oferta prej 60 milionë euro dhe një kontratë pesëvjeçare në vlerë 5 milionë euro për sezon do ta joshin Alissonin në “Bernabeu”. 

 

(Kosova Sot)