Bayern Munich në kërkim të një trajneri të ri, propozohet Pochettino

  • 21 March 2018 - 13:32
Bayern Munich në kërkim të një trajneri të ri, propozohet Pochettino

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, e ka propozuar trajnerin aktual të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, si kandidat për t’u bërë trajner i ardhshëm i gjigantit gjerman, raporton Sport Bild.

Jupp Heynckes do ta lërë postin e trajnerit në detyrë te Bayerni në fund të këtij sezoni dhe ish-mesfushori i Bayernit, Dietmar Hamann, pohoi javën e kaluar se kanë nisur kontaktet me Pochettinon, transmeton Express.

Salihamidzic e ka propozuar emrin e Pochettinos në bisedime me Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoeness, edhe pse marrëveshja duket momentalisht e pamundur.


(Kosova Sot)