Falimentojnë pronarët e Milanit?

  • 21 March 2018 - 14:19
Falimentojnë pronarët e Milanit?

Problem për Milanin pas blerjes nga kinezët nuk kanë të ndalur.

Gjykata e Shenzhenit ka deklaruar falimentimin e kompanisë ‘Jie Ande’, që ishte në pronësinë e Yonghong Li, pronari dhe presidenti i klubit të Milanit.

Lajmi konfirmohet nga gazeta ‘Corriere Della Sera’ e cila edhe më parë kishte bërë të ditur se ishte bërë një kërkesë për shpalljen e falimentimit të kësaj shoqërie.

Sipas asaj që publikohet në artikullin e kësaj të përditshmeje, shpallja e falimentimit të ‘Jie Ande’ nuk ka efekte të drejtpërdrejta mbi klubin e Milanit.

Pasoja më e madhe mund të jetë humbja e besueshmërisë së pronarit dhe presidentit të Milanit si dhe goditja që merr pasuria e Li Yonghong.

Për klubin e Milanit, thelbësore mbetet mbyllja e bilancit me 30 qershor dhe vazhdimësia e tij.

Klubi ka edhe 300 milionë euro borxh, ndërsa fondin amerikan Elliot, pritet t’i jap klubit edhe një shifër afër 30-40 milionë euro.

Shifër që do të shërbejë si garanci për Milanin për takimin që do të zhvillohet pas një muaji me drejtuesit e UEFA. 

(Kosova Sot)