Pamje: Messi i driblon basketbollistët, lojtarët e futbollit amerikan dhe qenin e vet (VIDEO)

  • 21 March 2018 - 15:35
Pamje: Messi i driblon basketbollistët, lojtarët e futbollit amerikan dhe qenin e vet (VIDEO)

Futbollistët e La Ligës spanjolle tashmë e dinë se si është të luash kundër Lionel Messit.

Por, tani basketbollistët, lojtarët e futbollit amerikan dhe madje qeni i argjentinasit i quajtur Hulk, e kanë provuar se sa e vështirë është ta ndalesh Messin, transmeton Express.

Në një reklamë të re të Adidasit, numri 10 i Barcelonës ndihmon në përgatitjen e një seancë stërvitore, duke zgjedhur efektet e zërit, kundërshtarët dhe madje edhe ngjyrën e këpucëve të tij.

Videoja është bërë hit shumë shpejt në rrjetet sociale duke u shikuar nga 4.3 milionë njerëz brenda vetëm 10 orëve.

 

@adidasfootball #HereToCreate #NEMEZIZ

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

 


(Kosova Sot)