Trajner dhe futbollist në të njëjtin klub – Këta janë nëntë trajnerë aktual të La Ligas që e kanë përjetuar këtë ndjenjë

  • 21 March 2018 - 15:39
Trajner dhe futbollist në të njëjtin klub – Këta janë nëntë trajnerë aktual të La Ligas që e kanë përjetuar këtë ndjenjë

Këtë vit La Liga në bankat e trajnerëve ka ish futbollistë të njohur.

Ernesto Valverde, Zinedine Zidane dhe Diego Simeone, janë emra të njohur të futbollit edhe si futbollistë, ndërsa edhe trajneri i Real Sociedadit, Imanol Alguacil, futet në këtë listë.

Por ajo që i bën të veçantë janë se këta ish futbollistë tani janë trajnerë në klubet ku kanë luajtur

Zinedine Zidane

Image

 

 

Njëri ndër lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave  ka pasur një karrierë shumë të mirë si lojtar, ku kulimin e kishte te Real Madridi.

Ai e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me këtë klub.

Argjentinasi ka luajtur për dy sezone me Atletico Madridin.

Ernesto Valverde

Ai ka luajtur për dy sezone te Barcelona. Sot ai është kthyer si trajner në Camp Nou, ku po zhvillon një sezon të shkëlqyer.

Image

 

Abelardo

Si lojtar Abelardo ka luajtur te Alaves në sezonin 2002/03.

Image

 

Për Calleja, Villarreal ka qenë gjithmonë klub i tij. Ai e ka kaluar pjesën më të mirë  të karrierës në këtë klub.

Jose Gonzalez

Trajneri i tanishëm Malaga ka luajtur për klubin bregdetar gjatë karrierës së tij.

Paco Lopez

Trajneri i ri i Levantes, gjithashtu ka luajtur në klub për një sezon si lojtar, kur Levante ishin në Segunda B.

Imanol Alguacil

Image

 

Njeriu i cili sapo ka zëvendësuar Eusebio si trajner i Real Sociedadit.