Shqipëria U21, Ndoj dhe Endri Çekiçi shpresojnë te fitorja ndaj Sllovakisë

  • 21 March 2018 - 18:27
Shqipëria U21, Ndoj dhe Endri Çekiçi shpresojnë te fitorja ndaj Sllovakisë

Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi ishin të përzgjedhurit nga U-21 për të dalë në konferencën e radhës për shtyp për përballjen me Sllovakinë.

Emanuali shpreson në fitore pasi Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka një grup të mirë.

“Po stërvitemi çdo ditë, por nuk kemi folur specifikisht për pozicionin e mesfushës. Kur të vij ndeshja, do të shohim si mund të luajmë”.

“Jemi grup i mirë, kemi lojtarë të mirë dhe mesfusha nuk ka mungesa, në fund vendos trajneri. Kemi parë ndeshjet dhe po i studiojmë. Shpresojmë për fitore dhe të luajmë sa më mirë. Do të na mungojnë shumë lojtarët që kanë ikur në kombëtaren A, por kanë ardhur lojtarë të rinj, që shpresoj të japin maksimumin.

“Do t’i fitojmë dy ndeshjet me Sllovakinë,” , ka thënë mesfushori i Brescias.

Pyetjes nëse pret që së shpejti t’i bashkohet Kombëtares A, Çekiçi iu përgjigj:

“Nuk ka shumë rëndësi nëse përfaqëson Kombëtaren A apo U-21. Unë vij gjithmonë me dëshirë dhe dua të jap maksimumin. Trajneri i Dinamos së Zagrebit dha dorëheqjen javën e kaluar, ndaj mbetet të shohim trajnerin e ri. Besoj se kombëtarja A është aty dhe do të vijë koha të grumbullohem nga Panucci”.

“Asnjë lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur nga ajo çfarë ka ofruar deri tani. Çdo lojtar që hyn ne fushë nga minuta e parë, ka përgjegjësitë e veta dhe e rëndësishme është që lojtarët të jenë të qetë nga ana psikologjike, të japin maksimumin e tyre. Akoma nuk kemi një formacion për t’u hedhur në fushë. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin”, ka shtuar Çekiçi.