Përfaqësuesja e femrave në Hendboll humbet nga Bjellorusia

  • 21 March 2018 - 20:42
Përfaqësuesja e femrave në Hendboll humbet nga Bjellorusia

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për femra është mposhtur në Prishtinë nga Bjellorusia me rezultat 22:31 derisa pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me shifrat 8:16.

 Ishte kjo ndeshja e tretë e fazës së dytë për kualifikimet në Kampionatin Evropian, i cili në fund të nëntorit e fillim të dhjetorit të këtij viti do të mbahet në Francë.

Bjellorusia ishte më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe fitorja e saj nuk erdhi në dyshim për asnjë moment.

Mirela Gjikokaj ishte më efikasja në radhët e Kosovës me 9 gola, ndërsa te bjelloruse Mazgo e Mokat shënuan nga 5 gola, por ishin nëntë henbolliste që u shënuan në listën e golashënuesve.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 25 mars në udhëtim te rivali i sotëm.

(Kosova Sot)