Boris Johnson: Putini do ta përdorë Botërorin si Hitleri Lojërat Olimpike

  • 21 March 2018 - 20:43
Boris Johnson: Putini do ta përdorë Botërorin si Hitleri Lojërat Olimpike

Sekretari i jashtëm i Britanisë Boris Johnson ka bërë thirrje të Kombëtarja e Anglisë që ta bojkoton Botërorin pasi që Putini do të mund ta përdorë këtë ngjarje si Hitleri që i kishte përdorur Lojërat Olimpike.

Boris është pajtuar me komentet e deputetit Ian Austin nga Partia Laburiste, i cili e kishte shpreh këtë shqetësim ditë më parë.

Duke folur në komunitetin për punë të jashtë në Parlament, deputeti i Laburistëve Austin ka bërë thirrje që ta lërë këtë garë.

“Po, mendoj se krahasimi me 1936 është i drejtë”, ka thënë Johnson si kundërpërgjigje ndaj Austinit.

Johnson beson se Putin është i përkushtuar për ta portretizuar Rusinë “si të fortën përsëri”, pas kolapsit të saj si Bashkim Sovjetik dhe dëshiron që vendi i tij “ta merr shumë seriozisht këtë gjë”.

“Mendojë që Vladimir Putin ndjen që Rusia ka humbur, kështu që dëshiron të shkaktojë trazira në vende të ndryshme, ku mundet”, tha Johnson duke shtuar se Britania nuk e dëshiron një Luftë të re të Ftohtë.

“Sfida e ime më e madhe me autoritetet ruse janë 24 mij aplikant për viza që kanë blerë bileta për Botërorë dhe si do të trajtohen ata, a do të jenë mirë dhe të sigurt, apo jo”, i tha ai Parlamentit.

(Kosova Sot)