Tha gabim mbiemrin e Astorit, suspendohet spikeri i stadiumit

  • 21 March 2018 - 22:55
Tha gabim mbiemrin e Astorit, suspendohet spikeri i stadiumit

Një gabim në leximin e mbiemrit të qendërmbrojtësit të Fiorentinës, Davide Astori, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, bëri që spikeri i stadiumit të pushohej nga puna.

Ngjarja ndodhi gjatë takimit Perugia-Brescia, në stadiumin ‘Curi’, ku spikeri i klubit vendas tha dy herë Astolfi në vend të Astori, gjatë kërkesës për një minutë heshtje para fillimit të sfidës.

Të nesërmen Francesco Bircolotti u thirr për mbledhje me sms dhe iu komunikua menjëherë pushimi nga puna, ndërsa në vend të tij u emërua Marco Taccucci.

Tashmë i pushuar, Bircolotti shprehu keqardhjen e tij për ngjarjen, por nuk arriti dot të shpjegojë gabimin e tij dy herë radhazi.

(Kosova Sot)