Barça planifikon tri shitje për financimin e blerjes së Griezmannit

  • 22 March 2018 - 12:33
Barça planifikon tri shitje për financimin e blerjes së Griezmannit

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka në plan t’i shes tre futbollistë për të financuar blerjen e Antoine Griezmann nga Atletico Madridi. 

Barcelona mendon t’i shes tre lojtar të sulmit për të liruar vendin për francezin Griezmann.

Sulmuesi i Atletico Madridit është lidhur shumë me një transferim te Barça gjatë verës, me katalunasit që po përgatiten të paguajnë klauzolën e tij të largimit prej 100 milionë eurosh.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, para se Griezmann të arrij, Barcelona ka në plan të shes tre futbollistë për të mundësuar marrëveshjen.

Sulmuesi Paco Alcacer dhe dyshja e mesfushorëve, Andre Gomes dhe Denis Suarez janë lojtarët që pritet të shiten në verë.

Këto shitje mendohet të bëhen për të balancuar librat financiar dhe për të shmangur dënimet nga UEFA.

jo pasi edhe përkundër shitjes së Neymarit te PSG për 222 milionë euro, Barcelona shpenzoi rreth 300 milionë euro për transferimin e Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembele.

Për Griezmannin interesim ka shprehur edhe gjiganti anglez, Manchester City. 

(Kosova Sot)