Diçka po ndodh me Cristiano Ronaldon, shikoni çfarë bëri...!(VIDEO)

  • 22 March 2018 - 12:58
Diçka po ndodh me Cristiano Ronaldon, shikoni çfarë bëri...!(VIDEO)

Cristiano Ronaldo gjithmonë është i përkushtuar dhe i brengosur vetëm për futbollin dhe në çdo stërvitje jep më të mirën.

Por, gjatë ditës së djeshme gjërat ishin ndryshe për Ronaldon. Ai nuk ishte i përkushtuar në stërvitje, diçka tjetër po sillej në kokën e portugezit dhe që dukej shumë i brengosur.

Gjatë gjithë kohës, CR7 shikonte kah gazetarët, pse? “Ncuatro” raporton se kjo ka të bëjë me spekulimet se u ka ofruar marrëveshje autoritete spanjolle për akuzat për evazion fiskal, diçka që është refuzuar – dhe e dytë thashethemet që e lidhin atë me një kalim në Kinë.

Sido që të jetë, Perezi mohoi se Cristiano Ronaldo është i interesuar për t’u transferuar në Super Ligën e Kinës.

“Ai nuk ka kërkuar që të largohet, ka kontratë me klubin edhe për disa vite”, u përgjigj Perez

 

(Kosova Sot)