Martinez: Gjithçka e kryer, zgjodha Interin shkaku i Zanettit

  • 22 March 2018 - 14:42
Martinez: Gjithçka e kryer, zgjodha Interin shkaku i Zanettit

Sulmuesi i Racing Club, Lautaro Martinez ka zbuluar se ai zgjodhi të bashkohet me Interin sepse nënkryetari i klubit italian, Javier Zanetti e thirri shumë herë.

Martinez do të bashkohet me Nerazzurët në verë, me vetëm testet mjekësore dhe detajet përfundimtare të kontratës që kanë mbetur pa përfunduar.

“Në thelb është bërë gjithçka me Interin”, ka thënë fillimisht Martinez përTyC Sports.

Ka disa detaje që mungojnë dhe agjenti im po punon, dhe ende janë testet mjekësore për tu bërë”.

“Ata erdhën në Buenos Aires me idenë e qartë për të më blerë mua. Unë zgjodha Interin sepse, ashtu si dhe në aspektin sportiv, Javier Zanetti më telefonoi shumë herë mua”.

“Borussia Dortmund? E vërteta është se ata ishin të interesuar për mua, ata erdhën për të parë mua në Bombonera pastaj ata erdhën në shtëpinë time të nesërmen”.

Biseduam, por na kërkuan të prisnim një kohë. Ne u thamë se kishte shumë klube të interesuara për mua, se kishte shumë oferta”.

“Ata e pranuan atë dhe unë vazhdoja të luaja për Racing, duke u përpjekur të bëja më të mirën time. Pastaj erdhën ekipet e tjera, përfshirë Interin”, përfundoi argjentinasi.

(Kosova Sot)