Lamtumirë Man United, Jose Mourinho ka vendosur për Ibrahimovicin

  • 22 March 2018 - 14:48
Lamtumirë Man United, Jose Mourinho ka vendosur për Ibrahimovicin

Ibrahimovic do të largohet zyrtarisht këtë javë nga “Djajtë e Kuq”.

Sipas asaj që raporton ESPN, Jose Mourinho ka vendosur që ta lë të lirë Zlatan Ibrahimovicin, i cili do të largohet nga Manchester Unitedi këtë javë.

Për suedezin interesohen klube nga MLS (Amerikë) dhe duket se nga java e ardhshme do të transferohet atje, më së shumti e interesuar është LA Galaxy.

36 vjeçari nuk arriti të kthehej në më të mirën pas lëndimi të rëndë që pësoi në prill të vitit të kaluar dhe transferimi i Alexis Sanchez, si dhe forma e mirë e Rashford e Anthony Martial – ia kanë zvogëluar minutat suedezit që tani ka marrë dritën e gjelbër nga Mourinho për të gjetur që këtë javë klub të ri

(Kosova Sot)