Ibrahimovic zyrtarizohet si lojtar i LA Galaxy

  • 22 March 2018 - 16:44
Ibrahimovic  zyrtarizohet si lojtar i LA Galaxy

Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Manchester Unitedin, me burime që tregojnë për ESPN se ai është afër mbylljes së një lëvizjeje në Major League Soccer.

Los Angeles Times raportoi gjatë të enjtes se sulmuesi suedez, Ibrahimovic ka nënshkruar me skuadrën nga MLS, LA Galaxy.

Ibrahimovic, 36 vjeç, i cili ka nënshkruar si transferim i lirë nga Paris Saint-Germain në 2016, nuk ka luajtur për Unitedin që kur është zëvendësuar gjatë barazimit në shtëpi kundër Burnleyt më 26 dhjetor.

Dhe me më pak se katër muaj të mbetur në kontratën e tij në Old Trafford, burime kanë thënë për ESPN se menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho ka lejuar që Ibrahimovic të largohet tani për të lëvizur drejt MLS-së

ESPN raportoi në janar se LA Galaxy po afrohej me nënshkrimin e sulmuesit dhe burimet konfirmuan të martën se Galaxy është ende destinacioni i mundshëm për suedezin, i cili është i vendosur të vazhdojë karrierën e tij pasi u kthye nga një lëndim i rëndë në gju në fund të sezonit të kaluar.

Ibrahimovic shënoi 29 gola në 53 ndeshje për Unitedin, duke përfshirë dy në finalen e Kupës EFL ndaj Southamptonit sezonin e kaluar.

Megjithatë, blerja prej 90 milionë funteve e Romelu Lukakus verën e kaluar e shtyu Ibrahimovicin në bankë rezervë dhe tani ai është duke kërkuar më shumë kohë të lojës me një njoftim për të ardhmen e tij që pritet të bëhet para fundit të javës.

Megjithë përfundimin e karrierës së tij ndërkombëtare për Suedinë në vitin 2016, Ibrahimovic ka thënë më parë këtë muaj se ai nuk ka përjashtuar kthimin për të luajtur në Kupën e Botës në Rusi këtë verë.

(Kosova Sot)