Agjenti i Cutrones, Orgnoni: Do të arrijmë një marrëveshje me Milanin

  • 22 March 2018 - 18:11
Agjenti i Cutrones, Orgnoni: Do të arrijmë një marrëveshje me Milanin

Agjenti i Patrick Cutrone ka pohuar se do të fillojë bisedimet për vazhdimin e kontratës me klubin e Milanit.

Sulmuesi 20-vjeçar po kalon këtë sezon nëpër një formë të mirë te Rossonerët, ku është ftuar për herë të parë në Itali për miqësorët kundër Argjentinës dhe Anglisë.

Kjo ka shkaktuar në mënyrë të pashmangshme edhe thashethemet e interesimit të klubeve evropiane, por talenti dëshiron të qëndrojë në San Siro.

“Ne kemi filluar të flasim për këtë, por ende nuk kemi zbritur në detaje”, shpjegoi Donato Orgnoni, kur u pyet nga MilanNews rreth kontratës së Cutrones.

“Nuk do të ketë probleme, do të gjejmë një marrëveshje. Ne do të shohim pas Pashkëve, ne do të ulemi me klubin dhe të flasim për këtë”.

“Qëllimi ynë dhe i klubit, është të arrijmë një marrëveshje me Milanin. Kur një djalë 20-vjeçar ka këto shifra, është normale që të jetë nën llupën e shumë klubeve, por kurrë nuk kemi shkaktuar probleme”.

“Ne jemi në Milano, do të qëndrojmë te skuadra e Milanit”, ka pohuar agjenti Orgnoni. Kujtojmë se sulmuesi italian deri më tani ka shënuar shtatë gola në 21 ndeshje për Milanin. 

(Kosova Sot)