Hysaj, gati për kontratë të re me pagë më të lartë me Napolin

  • 22 March 2018 - 20:39
Hysaj, gati për kontratë të re me pagë më të lartë me Napolin

Napoli si duket nuk e ka ndërmend që të ndahet nga mbrojtësi i djathtë i Kombëstares Shqiptare, Elseid Hysaj

Lajmet e fundit nga mediat italiane thonë se Napoli i ka ofruar kontratë të re me pagë më të madhe mbrojtësit shqiptarë.

Hysaj ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021 dhe klauzola e tij është rreth 50 milionë euro, e cila vlenë vetëm për klubet jashtë Seria A.

Por, me kontratën e re, thuhet se Hysaj do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro në sezonë dhe do të zgjatet edhe për dy vite më shumë.

24 vjeçari shqiptarë deri me tani ka rreth 97 ndeshje për Napolin.

(Kosova Sot)