Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin

  • 23 March 2018 - 09:56
Man Utd përgatit ofertë rreth 298 milionë euro plus Pogban për Neymarin

Gjiganti anglez, Manchester United, i është shtuar garës për fituar shërbimet e sulmuesit brazilian të Paris Saint-Germain, Neymar.

Ylli brazilian Neymar pritet të jetë një emër i nxehtë për afati kalimtar veror, edhe pse u transferua në PSG vetëm verën e vitit të kaluar për një shifër rekorde.

 

Transferimi i tij nga Barcelona te skuadra francez kushtoi plot 222 milionë euro, por kjo shifër mund të thyhet nga disa skuadra që deri më tani kanë shprehur dëshirë për afrimin e tij. Neymar është lidhur shumë me një kalim në Santiago Bernabeu, me presidentin Florentino Perez, i cili është një ithtar i madh i tij, por transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

 

Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, në garë kanë hyrë edhe Djajtë e Kuq, me trajnerin Jose Mourinho, i cili e pëlqen shumë brazilianin. Ky medium raporton se Unitedi është gati të bëjë një ofertë të madhe për të, duke ofruar 260 milionë funte apo 297.6 milionë euro plus shërbimet e francezit Paul Pogba.

Drejtuesit dhe trajneri i skuadrës angleze nuk janë të bindur nga Pogba dhe mendojnë se përfshirja e tij në marrëveshje mund të bëjë më të lehtë kalimin e Neymarit nga Parc des Princes në Old Trafford.

Për të bërë më edhe më të lehtë transferimin në Old Trafford, Unitedi po mendon t’i ofrojë plot 30 milionë funte apo pak më shumë se 34 milionë euro në vit, pagë një që vështirë se mund të ofrohet nga ndonjë klub tjetër. 

(Kosova Sot)