De Bruyne i lodhur nga krahasimi me Messin dhe Ronaldon: “Nëse unë shënoj 10 gola, ata 100”

  • 23 March 2018 - 11:55
De Bruyne i lodhur nga krahasimi me Messin dhe Ronaldon: “Nëse unë shënoj 10 gola, ata 100”

De Bruyne nuk do që të krahasohet me Messin dhe Ronaldon.

Trajneri i Manchester CIty, Pep Guardiola, vazhdimisht këtë sezon e ka lavdëruar mesfushorin, Kevin De Bruyne, shpesh herë duke thënë se ka kualitete si të Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Tashmë, mediat vazhdimisht e krahasojnë belgun me argjentinasin dhe portugezin, por De Bruyne, që ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 18 asiste këtë sezon, nuk dëshiron që të krahasohet me 10 herë fituesit e Topit të Artë.

“Është e pamundshme që të më krahasoni me ata. Pozicioni ynë është krejtësisht i ndryshëm”, u shpreh De Bruyne.

“Ata luajnë me thellë në fushë dhe shënojnë shumë më shumë se unë”.

“Nëse unë shënoj 10 në sezon, ata realizojnë 100. Por, unë kam obligime tjera, bëj gjëra tjera në fushë”, shtoi mes tjerash De Bruyne. 

(Kosova Sot)