Usain Bolt nis stërvitjen me Borussia Dortmundin (Foto)

  • 23 March 2018 - 12:05
Usain Bolt nis stërvitjen me Borussia Dortmundin (Foto)

Marco Reus, Mario Gotze dhe… Usain Bolt?

Kjo është treshja sulmuese e Borussia Dortmund, që të enjten u stërvitën së bashku.

Atleti i famshëm i 100 metrave ka pasur gjithmonë dëshirë për të provuar veten në futboll dhe është tifoz i zjarrtë i Manchester United, por ishte klubi gjerman që i dha mundësinë të stërvitej bashkë me yjet e tjerë të futbollit, tashmë që karriera e tij në atletikë ka përfunduar.

Borussia Dortmund dhe Usain Bolt kanë të njëjtin sponsor: markën Puma. Kjo ndoshta është arsyeja e këtij bashkimi.

Bolt tashmë është stërvitur përkrah lojtarëve si; Marco Reus, Mario Gotze , Nuri Sahin etj... – të cilët nuk janë ftuar nga Kombëtaret e tyre.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)