Vëllai i Dybalas: Turp për Argjentinën, ekipi u ndërtua nga drejtuesit dhe gazetarët

  • 23 March 2018 - 13:47
Vëllai i Dybalas: Turp për Argjentinën, ekipi u ndërtua nga drejtuesit dhe gazetarët

Vëllai i Paulo Dybala ka akuzuar Argjentinën se është ‘ndërtuar nga drejtuesit dhe gazetarët’ pasi ata nuk e ftuan sulmuesin e Juventusit.

Dybala nuk u përfshi në skuadrën e Argjentinës për dy miqësoret e luksit kundër Italisë dhe Spanjës.

Kjo pasi trajneri Jorge Sampaoli deklaroi se loja e 24-vjeçarit të talentuar nuk u përshtat me skemat e tij.

Megjithatë, kjo e shtyu vëllanë e Dybalas, Gustavon të bëja akuza të mëdha në drejtim të ekipit kombëtar argjentinas.

Image

 

Postimi i vëllait të Dybalas

“Sa e dëmshme, ky ekip kombëtar u ndërtua nga drejtuesit dhe gazetarët!”, shkroi Gustavo në profilin e tij në Twitter.

Edhe pse cicërima e Gustavos u fshi shpejt nga profili i tij, kjo nuk i shpëtoi mediave italiane si Calciomercato.com dhe ItaSportPress.

Këto dy mediume italiane arritën ta ruajnë postimin e tij, duke e bërë me vonë edhe lajm.

Ndryshe, Argjentina luan sot (e premte) ndaj Italisë, ndërsa ndaj Spanjës do të luaj të martën.

(Kosova Sot)