Bayern Munich ka filluar ta kërkojë zëvendësuesin e Lewandowskit – Favorit Werner, ëndrra Kane

  • 23 March 2018 - 14:38
Bayern Munich ka filluar ta kërkojë zëvendësuesin e Lewandowskit – Favorit Werner, ëndrra Kane

Robert Lewandowski e ka të çartë dhe kërkon me çdo kusht kalimin te Real Madrid, ndërsa Bayern Munich tashmë ka filluar ta kërkojë zëvendësuesin. 

Sulmuesi ia ka kumtuar lajmin Karl Heinz Rummenigges, drejtorit gjeneral të Bayernit, që çdo të largohet në fund të edicionit.

Klubi ka filluar ta kërkojë një sulmues. Timo Werner mbetet favoriti kryesor.

Por Bayern duan të dalim më larg se sa në Gjermani dhe ëndrra e madhe është trajneri Mauricio Pochettino, i cili do të vinte së bashku me Harry Kanen.

Lewandowski  është treguar i sinqertë me klubin edhe pse kontrata e tij përfundon me 30 qershor, 2021.

Madje agjenti i tij Pini Zahavi, ka filluar punën duke u takuar disa herë me krerët e klubit të Real Madrid, ku flitet se ka edhe marrëveshje.

Kartoni i James që është në huazim nga Real Madridi mund të përdoret gjatë marrëveshjes.

Çmimi i kolumbianit është konsideruar plot 50 milionë euro. 

(Kosova Sot)