Edhe Man City e do Neymarin

  • 23 March 2018 - 15:38
Edhe Man City e do Neymarin

Edhe Manchester City ka hy seriozisht në garë për Neymarin.

Pas Manchester Unitedit dhe Real Madridit, edhe Manchester City ka hy në garë për sulmuesin brazilian të Paris Saint Germainit, Neymar, raporton “Mundo Deportivo”, transmeton Gazeta Express.

Neymar u transferua në Francë vitin e kaluar nga Barcelona për 222 milionë euro, por nuk është i lumtur te PSG-ja dhe mund të ndërrojë skuadër. Raportohet se klubi francez kërkon të paktën 400 milionë euro për brazilianin.

26 vjeçari është objektivi kryesor i Real Madridit, dëshirë e kamotshme kjo e Florentino Perez, që ka mundur të nënshkruajë me brazilianin në moshë të re, ndërsa ishte afër edhe në vitin 2013.

Sido që të jetë, Pep Guardiola dëshiron t’i prishë punë Unitedit e Realit, pasi në të kaluarën lojtari ka shprehur haptazi admirimin për ish trajnerin e Barcelonës dhe dëshirën për të luajtur një ditë në Premierligë.

Neymari aktualisht është në Brazil ku po vazhdon me procesin e rikuperimit pas operimit në kyçin e këmbës së djathtë – ai pritet të rikthehet para fundit të sezonit, ndërsa besohet të jetë në 100% për Botëror.


(Kosova Sot)