Vazhdojnë skandalet me doping në Shqipëri

  • 23 March 2018 - 16:52
Vazhdojnë skandalet me doping në Shqipëri

Pas skandalit të Romela Begajt e cila rezultoi pozitive me doping, peshëngritja shqiptare merr një tjetër goditje të rëndë.

Evangjeli Veli ka dalë pozitive në testet anti-doping dhe në këtë mënyrë humbet mundësinë për të përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në Rumani gjatë muajit mars.

 Testet anti-doping Evangjeli Veli i ka zhvilluar në vendin  tonë ndryshe nga  ato të Romela Begajt e cila i kreu jashtë shtetit.

 Për shkak të të ftohjeje peshëngritësja ka përdorur një substancë të ndaluar dhe tashmë ajo është pezulluar nga aktiviteti në pritje të vendimi përfundimtar.


(Kosova Sot)